LPFM, ndryshime në orarin e stinorit pranveror

Për shkak kushteve të këqija klimatike që kanë kapluar vendin tonë, Komesari i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovski, ka vendosur që të bëjë ndryshime në orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Kësisoj java e 22-të që ishte paraparë të zhvillohet në mesjavë (28 shkurt), shtyhet për datë 4 mars (e diel), teksa vetëm tre ditë më pas Sileksi do të zhvillojë edhe ndeshjen e anuluar të javës së 19-të kundër Skopjes.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes së anuluar të javës së 21-të midis Sileksit dhe Pelisterit, e njëjta është caktuar të zhvillohet me datë 4 prill.

Gjithashtu me kërkesë të seleksionuesit të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, java e 24-të e paraparë të zhvillohet me datë 18 mars, do të zhvillohet një ditë më herët (17 mars).


Njihu me orarin e ndryshuar të ndeshjeve në LPFM. 


 

Leave a Reply