Ylli i Juventusit mbyll sezonin para kohe

Edhe pse në shikim të parë u mendua se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, analizat e detajuara kanë bërë me dije se Federiko Bernardeski, do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që do e largojë atë për disa muaj nga fushat e futbollit.

Mesfushori 24-vjeçar u lëndua në ndeshjen e 19 shkurtit ndaj Torinos, në të cilën ndeshje “Zonja e Vjetër” falë golit të shënuar nga Aleks  Sandro shënoi fitore minimale, 0:1.

Sipas asaj që raporton “Gazetta Dello Sport”, Bernardeski nuk mund të luajë asnjë ndeshje në këtë sezon, duke i dhënë fund sezonit aktual në “Serie A” që në javën e 26-të. Bernardeski te Juve erdhi gjatë merkatos së verës, për shumën e 40 milionë eurove, ndërsa gjatë sezonit aktual në 16 ndeshje sa është paraqitur (vetëm 6 si titullar) ka arritur që të shënojë 4 gola

 

Leave a Reply