Bardhi e Sadiku mbeten pa trajner, Levante shkarkon Munjizin

I ka ardhur fundi trajnerit të Levantes, Huan Ramon Lopez Munjiz, i cili pas barazimit të sotëm 1:1 me Espanjollin, është shkarkuar nga detyra. Skuadra ku luajnë dy shqiptarët Enis Bardhi nga Maqedonia dhe Armando Sadiku nga Shqipëria, morën vendimin përfundimtarë për të shkarkuar trajnerin Munjiz, me të cilin Levante në 15 ndeshje rresht nuk arrinë të gjejë fitoren.

Munjiz ishte i kritikuar nga mediat dhe nga vet tifozët e Levantes për skemat dhe formacionet e çuditshme që bënte, duke lënë kështu edhe Enis Bardhin shumë herë në pankinë e në tribuna, me shkupjanin që në fillim të sezonit shënoi katër supergola për skuadrën nga Valencia.

 

Leave a Reply