Milevski me Maqedoninë U21 do të testojë edhe 6 shqiptarë kundër Rabotniçkit

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski do të organizojë test selektiv për përfaqësuesen e shpresave përballë Rabotniçkit.

Ndeshja luhet të mërkurën (7 mars) në orën 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Ideja e parë e udhëheqësit të përaqësueses U 21 ishte të organizojë ndeshje ndërmjet veti të futbollistëve që konkurojnë për vend në ekipin e shpresave, mirëpo për shkak të angazhimeve me klubet e tyre dhe ndeshje që do të luajnë Vardari, Shkëndija, Sileksi dhe Skopje, si dhe startin e garave në Ligat e Dyta, seleksionuesi Milevski dhe stafi i tij nuk kishin kushte për të realizuar në tërësi planin.

Për ndeshjen testuese me Rabotniçkin në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë gjetur këta futbollistë, në mesin e të cilëve janë edhe 6 shqiptarë, si Besart Krivanjeva dhe Omar Imeri nga rradhët e FC Shkupit, pastaj Izet Hajrullahu nga skuadra rumune e Odoreu, Armend Dalipi nga rradhët e skuadrës kroate të Cibalias, Nehar Sadiki nga Rabotniçki, si dhe tetovari Valon Et’hemi nga skuadra shqiptare e Kukësit.

Lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Bllagoja Milevski:
PORTIERË: Tomas Bozhinovski (Pakosh Fereira-Portugali), Riste Jankov (Rabotniçki), Filip Iliq (Vardar);
MBROJTËS: Filip Stojçevski (Radniçki Pirot-Serbi), Din Allomeroviq (Selta B-Spanjë), Nehar SADIKI (Rabotniçki), Besart KRIVANJEVA (Shkupi), David Atanaskoski (Akademia Pandev), Stefan Kostov (Renova);
MESFUSHORË: Kalfin N’Sombo (Helsinki-Finlandë), Izet HAJRULLAHU (Odoreu-Rumani), Armend DALIPI (Cibalia-Kroaci), Omar IMERI (Shkupi), Andrej Lazarov (Rabotniçki), Petar Krstiq (Radniçki Nish-Serbi);
SULMUES: Vllatko Stojanovski (Renova), Mari Krstovski (Akademia Pandev), Hristijan Velinovski (Akademia Pandev), Valon ET’HEMI (Kukës-Shqipëri);

Leave a Reply