Nijas Lena ka një porosi: Mos i merrni serbët të luajnë futboll në Shqipëri

Nijas Lena pa dyshim se është një nga mesfushorët më të mirë shqiptarë të dekadës së fundit. 5 vite në Vlorë, ku në 145 ndeshje ka shënuar 18 gola, pastaj kalimi te Teuta dhe mbas durrsakëve, Kukësi.

Lena fitoi titullin e shumëkërkuar sezonin e kaluar, por problemet me drejtuesit verilindor bënë që ai të rikthehej në Durrës. 31-vjeçari nga Struga mbyll aventurën me Teutën dhe i duhet të presë deri në verë. Mesfushori ka luajtur në Europe me Kukësin dhe është aktivizuar me Teutën. FIFA nuk lejon një ekip të tretë brenda sezonit.

Lena tentoi në mars të kalonte në Suedi, por atje e pret një tjetër pengesë.

“Nuk qëndrova, pasi atje trajneri ishte serb. Transferimi dështoi. Dua të shtoj diçka këtu për klubet shqiptare, që kur të afrojnë futbollistë serbë, duhet të mendohen shumë mirë. Ai lojtar serb duhet të jetë 3 herë më i mirë se një shqiptar, që t’ja zërë vendin djalit tonë. Nuk duhet t’u hapim derën lehtë me kontrata të majme” –  flet Lena për “Sport Ekspres”.

Shqiptari nga Struga po vazhdon përgatitjet në qytetin e tij, për të qënë gati dhe në formë të mirë në verë.

Leave a Reply