Kapiteni Roshi: Shiriti është krenari, nesër ndaj Norvegjisë japim maksimumin dhe fitojmë

Shqipëria do të luaj nesër miqësoren përballë Norvegjisë dhe trajneri Kritisian Panuçi ka vendosur që kapiten të jetë mesfushori Odise Roshi, pasi ai është lojtari me më shumë ndeshje në fushë.

Roshi, në konferencën e shtypit është shprehur i lumtur për këtë vlerësim.

“Shiriti i kapitenit është një vlerësim për mua dhe një motivim më shumë për të dhënë më të mirën. Nuk mund të them se kam emocione, pasi në kombëtare jemi të gjithë të rëndësishëm dhe këtë herë më takoi mua, në ndeshje të tjera, mund ta mbajë dikush tjetër shiritin. Unë kapiten gjithmonë? Pse jo. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për kombëtaren dhe kam dhënë më të mirën time, si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje”, deklaroi Roshi.

Sa i përket takimit me Norvegjinë, Roshi vlerësoi forcën e kundërshtarit, por tha se Shqipëria do të synojë të marrë fitoren në këtë takim.

“Norvegjia është një skuadër mjaft cilësore dhe duhet të japim 100% për të fituar. Është një test mjaft i mirë për ne, pasi bëhet fjalë për një skuadër të të njëjtit nivel”, u shpreh Odise Roshi.

Ndeshja Shqipëri – Norvegji në program është të hënën (26.03) me fillim në ora 19:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply