Manaj: Ne nuk kemi një Mesi që të bëjmë mrekullinë (VIDEO)

Kombëtarja U21 e Shqipërisë, do të luajë me Sllovakinë në ndeshjen e kthimit në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e të rinjëve që do të mbahet vitin 2019-të në Itali. Futbollisti i Interit që luan në huazim për Granadën ishte më i miri në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Selman Stërmasi” që Shqipëria humbi me rezultat 2:3, ndërsa Manaj realizoi dy golat për “kuqezinjët”.

Ai në konferencën për shtyp, beson se Shqipëria do të “hakmerret” në Sllovaki.

“Skuadra ka marrë fizionimë e lojës që kërkon trajneri, kemi patur më shumë lojtarë individualist më parë. Patëm tersin që nuk fituam në shtëpi me Sllovakinë, por do të shkojmë atje për të marrë tri pikët. Dygolëshi im do të vlente më shumë nëse do të fitonim ndeshjen. Kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Nuk mund ta them që nëse do të aktivizohesha që në eliminatoret e para do të ishim pranë kualifikimit. Vetëm Messi mund të bëjë mrekullinë, këtu te ne nuk një Messi”, ka thënë Rey Manaj.

Leave a Reply