Hamburgu në krizë, e nxjerrë Mavrajn te ekipi i të rinjëve

Skuadra e Hamburgut ka nxjerrë futbollistin shqiptarë, Mergim Mavrajn në ekipin e të rinjëve. Mavraj pas angazhimeve me Kombëtaren e Shqipërisë për miqësoren e humbur 0:1 nga Norvegjia, mori lajmin e hidhur nga klubi i tij, me trajnerin Kristian Titz që kishte vendosur 31 vjeçarin ta dërgojë të stërvitet me ekipin e të rinjëve për një periudhë të pacaktuar.

Lajmi u konfirmua edhe në faqen zyrtare të Hamburgut dhe drejtorin sportiv Bernhard Peters që sqaroi këtë situatë. “Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë”, ka thënë Peters. Mbrojtësi i Kombëtares “kuqezi” është aktivizuar në 17 ndeshje me Hamburgun në Bundesligë, ndërsa skuadra e tij renditet e fundit në tabelë me 18 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply