
Stadiumi i qytetit të Ohrit, “Atina Bojaxhi” gjatë ditës së sotme ka marrë një pamje krejtësisht më ndryshe, se siç ishte më parë. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar tribunat e këtij stadiumi u pasuruan me ulëse të reja, duke bërë që ky stadium të marrë plotëkuptimin e fjalës në pamje të jashtme.
Është ky donacion nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që njëkohësisht ka paralajmëruar se edhe në disa stadiume të tjera do të vendosen ulëse të reja.
Foto: ohridnews.com