Liverpull-Mançester Siti, formacionet e mundshme

Sonte në kuadër të ndeshjeve të para çerekfinale mes vete do të përballen dy skuadrat gjigande angleze, Liverpulli dhe Mançester Siti.

Të dy trajnerët pritet të zbresin në fushën e “Enfilld Roud” me formacionet më të mira të mundshme që kanë në dispozicion, me përjashtim të Guardiolas, i cili nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kryesor, Serhio Aguero.

Më poshtë keni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave që pritet të zbarkojnë në fushën e “Enfilld Roud” me fillim në ora 20:45.

Formacionet e mundshme:
LIVERPULLI (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané.
MANÇESTER SITI (4-3-3): Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Danilo; De Bruyne, Gundogan, Silva; Sterling, Gabriel Jesus, Sané.

Leave a Reply