Ndeshja Rabotniçki-Sileksi për shkak transmetimit në TV zhvillohet më herët

Rabotniçki në kuadër të javës së 26-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të mirëpret Sileksin, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet  të shtunën me fillim në ora 15:00, një orë më herët se ndeshjet tjera, për shkak transmetimit të drejtëpërdrejtë në Televizionin “24 vesti”.

Edhe këtë ndeshje, njëjtë sikurse atë kundër Akademia Pandev, Rabotniçki do ta zhvillojë në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply