Sot Sileksi dhe Pelisteri zhvillojnë ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të

Sileksi – Pelisteri zhvillojnë sot ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Kratova shihet si favorit absolut në këtë përballje, të cilën do e zhvillojë para tifozëve të vetë.

Trajneri Zhikica Tasevski nuk ka probleme me futbollistë të lënduar apo të suspenduar, ashtu që në fushë do të zbre me formacionin më të mirë, njëjtë sikurse homologu i tij, Marjan Sekullovski, i cili shpreson në një rezultat pozitiv, që do të riste shanset e klubit nga Manastiri për mbijetesë.

Sekullovski njeh shumë mirë ekipin e Sileksit, pasi një kohë ai ka udhëhequr këtë skuadër dhe pikërisht këtu mund të jetë edhe çelësi i një suksesi eventual të Pelisterit, që pas 25 xhirove të kaluara në LPFM me vetëm 23 pikë renditet në pozitën e parafundit.

Në anën tjetër Sileksi me fitore eventuale në këtë përballje do të ishte shumë afër qëllimit, dalje në Europë, pasi me 3 pikë të reja skuadra nga Kratova do të krijonte epërsi dyshifrore të pikëve ndaj skuadrës së vendit të katërt, që mbahet nga Akademia Pandev.

Ndeshja Sileksi – Pelisteri starton në ora 15:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri tetovar, Josip Barton.

Leave a Reply