Akademia Pandev ka harruar çfarë është fitorja

Akademia Pandev po luan sezonin e saj të parë në mesin e skuadrave më të mira në futbollin vendor. Skuadra nga Strumica që është në pronësi të një ndër futbollistëve më të mirë në historikun e Maqedonisë, Goran Pandev, ishte një surprizë mjaft e këndshme në fillim të sezonit, kur edhe figuronte lartë në renditje, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për pjesën e dytë të sezonit vjeshtor si dhe fillimin e sezonit pranveror, shkruan “infOSport.mk”.

Akademia Pandev plotë 11 ndeshje nuk dinë për fitore, ndërsa si pasojë e mungesës së rezultateve në javën e parë të muajit mars, drejtuesit e skuadrës vendosën për të shkarkuar trajnerin, Pançe Stojanov dhe në vend të tij të caktojnë, Jugosllav Trençovskin.

Me Stojanov në krye Akademia Pandev 8 ndeshje me rradhë nuk dinte për fitore, ndërsa në 4 ndeshjet e stinorit pranveror, kjo skuadër kishte tubuar vetëm dy pikë, edhe atë ps barazimeve në ndeshjet si vendas kundër fenerxhiut, Skopjes dhe Renovës.

Fitoren e fundit nën drejtimin e Pançe Stojanov dhe në përgjithësi, Akademia Pandev e kishte arritur me 16 nëntor të vitit të kaluar në transfertën kundër Pelisterit (3:4), ndërkohë sa i përket fitores së fundit në teren vendas, Akademia Pandev një gjë të tillë kishte bërë me 25 tetor, kur me rezultatin 3:2 kishte mundur Shkëndijën.

Me Trençovskin në krye Akademia Pandev në tre ndeshje kampionale rradhazi ka regjistruar po aq barazime, ndërsa u mund 2:1 nga Pelisteri në Manastir në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Mbetet të shihet nëse Akademia Pandev do të arrijë që të përmbys këtë epërsi të skuadrës nga Manastiri në ndeshjen e kthimit në Strumicë me 11 prill dhe të kualifikohet për herë të parë në historikun e saj në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, dhe nëse nën drejtimin e Trençovskit do të marrë fitoren e parë pas një kohe prej afër 5 muajsh, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë Trençovski dhe Akademia Pandev kanë mundësinë të bëjnë të shtunën kur si vendas në kuadër të javës së 26-të do të mirëpresin Vardarin.

Akademia Pandev edhe përkundër serisë negative të rezultateve, me 29 pikë figuron lartë në tabelë, aktualisht në pozitën e 4-të, mirëpo me vetëm 4 pikë më shumë se skuadra e 8-të në renditje, Pobeda, pozitë kjo që siguron ndeshjen e balotazhit.

Leave a Reply