Derbi shqiptarë në gjysmëfinale të Kupës në futsal

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”. Fati deshi që në këtë fazë të takohen dy skuadrat shqiptare, Juventus Serava dhe Shkëndija, teksa ndeshja tjetër do të jetë ajo midis Gemixhi dhe Crna Rekës.

Shkëndija një vend për në gjysmëfinale kishte siguruar pasi në çerekfinale kishte eliminuar Ovçe Polen, teksa Juventus Serava në një derbi tjetër shqiptarë në çerekfinale eliminoi Futsal Shkupin.

Gemixhi dhe Crna Reka një vend për në gjysmëfinale kishin siguruar pasi kishin eliminuar Zhelezarecin, gjegjësisht Cikon.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale në program janë me datë 17 prill, me Juventusin dhe ekipin e Gemixhi si vendas.

Leave a Reply