Klop me një koment interesant lidhur me Romën dhe Sallah

Trajneri i Liverpullit Jurgen Klop ka bërë një koment interesant pas kualifikimit të skuadrës së tij për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga “Enfilld Roud” mundi Mançester Sitin edhe në ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”, kësaj rradhe me rezultatin 2:1, ndërsa pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, kjo skuadër me plotë meritë u kualifikua për më tej, duke eliminuar me siguri, për shpejtë kohë edhe zyrtarisht kampionin e ri të Anglisë.

Një ndër skuadrat e mundshme kundërshtare në gjysmëfinale, Roma, megjithatë kishte bërë senzacionin e së martës në mbrëmje, pas eliminimit të Barcelonës, pas fitores së madhe 3:0 në “Olimpiko”.

Në ndeshjen e parë “Ujkesha Romake” ishte mundur me rezultatin 1:4, mirëpo edhe përkundër këtij fakti, ata nuk u dorëzuan, ndërsa falë një paraqitjeje impresionuese në fund me plotë meritë bënë hapin e tyre historik, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Gjatë verës së vitit 2017-të Liverpulli nga rradhët e Romës bleu yllin egjiptian, Mohamed Sallah, ndërsa trajneri gjerman i skuadrës angleze nuk fshehu befasinë e tij nga rezultati i arritur në “Olimpiko”, duke bërë edhe një koment interesant lidhur me futbollistin me №11 të Liverpullit.

“Nuk mund të besoja kur dëgjova se Barcelona është eliminuar nga ky turne. Roma humbi Mohamed Sallahin, ndërsa do të luaj në gjysmëfinale. Kjo është diçka e pabesueshme” – tha Klop.

Leave a Reply