Omar Imeri i shënon Vardarit, Shkupi në epërsi (VIDEO)

FC Shkupi falë golit të shënuar nga futbollisti i talentuar, Omar Imeri në minutën e 32-të po avanson në derbin lokal shkupjan kundër Vardarit në arenën “Filipi i Dytë”, njofton “infOSport.mk”.

Imeri shënoi një super gol me kokë, kur mjaft mirë përfitoi hapësirën e duhur para futbollistit të tij kundërshtarë, duke shënuar një super gol për epërsinë e skuadrës nga Çairi.

Omar Imeri shenon ndaj Vardarit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI AVANSON NDAJ VARDARIT NË ARENËN "FILIPI I DYTË"VARDARI – SHKUPI 0:1(O. Imeri 32')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Ndryshe ndeshja nisi me inciativë të vendasve, ndërsa Shkupi kanosjen e parë e kishte në minutën e 10-të, me anë të Kristijan Stojkoskit, goditjen e të cilit e ndali portieri Igor Aleksovski.

Gjithashtu disa minuta më parë, regjistruam edhe një rast diskutabil në zonën e Vardarit, kur Boban Grnçarov kishte një kontakt të lehtë me sulmuesin “bardhekaltër”, Bazhe Ilijoski, mirëpo arbitri kryesor Albrim Shaqiri tregoi vetëm rivënie nga këndi për FC Shkupin.

Kishte apo jo penalti?

Kishte apo jo penalti?Rast diskutabil ne zonen e Vardarit, mirepo arbitri kryesor, Shaqiri tregon vetem rivenie nga kendi…!!!

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Leave a Reply