Skuadra kosovare e Bashkimit prek finalen e Ligës Ballkanike, Blokotehna humb nga Levski

Skuadra kosovare e Bashkimit ka përsëritur suksesin e Sigal Prishtinës, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Ligës Ballkanike në basketboll. Skuadra nga Prizreni në gjysmëfinale arriti që të mposht skuadrën bullgare të Rilski, edhe atë me rezultatin e ngushtë 71:72, njofton “infOSport.mk”

Më të merituar për këtë fitore të Bashkimit ishin Aron Moss me gjithsej 19 pikë, dhe Zollo me 15 sosh, teksa në anën tjetër te skuadra bullgare me lojë të mirë u dalluan Zlatin Georgiev me 18 pikë dhe Jordan Bozov që në fund regjistroi 17 pikë.

Finalja e këtij viti në Ligën Ballkanike do të zhvillohet nesër dhe Bashkimi do të synojë të ngris trofeun e kësaj lige, duke u bërë skuadra e dytë kosovare pas Sigal Prishtinës që bënë një gjë të tillë.

Kundërshtarë i skuadrës prizrenase në finalen e madhe do të jetë sërish një skuadër nga Bullgaria, Levski, që në gjysmëfinalen tjetër mundi ekipin e Blokotehna nga Liga e Parë e Basketbollit të Maqedonisë.

Levski nga Sofja në gjysmëfinalen e parë kishte shënuar fitore me rezultatin 85:81 ndaj skuadrës së Blokotehna nga Gjevgjelia.

Leave a Reply