Donaruma sot ndaj Napolit vendos një rekord të ri në “Serie A”

Portieri i talentuar i Milanit, Xhanluixhi Donaruma është shumë pranë një rekordi të ri në Itali. Donaruma pritet të luajë nesër kundër Napolit ndeshjen e tij të 100-të në “Serie A”.

19-vjeçari u aktivizua për herë të parë në kampionatin italian në tetor të vitit 2015, kur trajneri i “rossonerëve” ishte serbi, Sinisha Mihajloviç.

“Gazzetta dello Sport” bënë edhe një paralelizëm mes Donarumas dhe legjendës Xhanluixhi Bufon. Ky i fundit arriti të luante ndeshjen e 100-të në Serinë A në moshën 21-vjeçare.

Kësisoj portieri i Milanit do të kalojë legjenda si Xhianni Rivera dhe Silvio Piola, dy emra këto që kanë arritur numrin e 100 ndeshjeve para moshës 20-vjeçare.

Ndërkohë, ndër portierët që kanë lënë gjurmë në futbollin italian, Françesko Toldo ndeshjen e tij të 100-të në “Serie A” e zhvilloi në moshën 25-vjeçare, teksa Xhanluka Paljuka kur ishte vetëm 24 vjeç.

Leave a Reply