Formacionet zyrtare, Shkëndija-FC Shkupi (FOTO)

Qatip Osmani dhe Zekirja Ramadani kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin pas pak në fushën e stadiumit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Te Shkëndija vërehen disa ndryshime në formacion, ndërsa bie në sy mungesa e Besart Ibraimit, bomberit kërçovarë, të cilin trajneri Osmani ka vendosur ta lë në bankinë, njëjtë sikurse edhe kapitenin Ferhan Hasani, i cili rikthehet në këtë mënyrë pas një pauze më të gjatë pas lëndimit të marrë në ndeshjen kundër Vardarit, ndërsa gjithashtu edhe në këtë ndeshje portën i’a ka besuar portierit të talentuar, Bekim Rexhepit.

Në anën tjetër trajneri Zekirja Ramadani ka vendosur të mos ndryshojë asgjë sa i përket formacionit nga ndeshja e fundit kundër Akademia Pandev. Skuadra që fiton nuk pëson ndryshime, ashtu që strategu shkupjan beson se me të njëjtit futbollistë edhe sot do të dalë fitues përballë Shkëndijës favorite.

Leave a Reply