Rabotniçki shtyen Pelisterin ka Liga e Dytë (VIDEO)

Rabotniçki ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Pelisterit në ndeshjen e parë të javës së 29-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të gjithë 4 golat “romantikët” i realizuan gjatë pjesës së dytë, pasi 45 minutëshi i parë u mbyll me barazim pa gola, edhe përkundër dominimit të ekipit vendas.

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ PELISTERIT

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ PELISTERITRABOTNIÇKI – PELISTERI 1:0(V. Angellov 54')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Golin e parë Rabotniçki e gjeti në minutën e 54-të, kur Viktor Angellov me të majtën e tij nga brendia e zonës shënoi në rrjetën e Ilçe Petrovskit.

Pas këtij goli të Angellov, rradha i erdhi Kire Markoskit, i cili brenda dy minutave shënoi dy gola të njëpasnjëshëm në rrjetën e mysafirëve.

RABOTNIÇKI AVANSON 2:0 NDAJ PELISTERIT

RABOTNIÇKI AVANSON 2:0 NDAJ PELISTERITRABOTNIÇKI – PELISTERI 2:0(K. Mmarkoski 65')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Fillimisht në minutën e 65-të shënoi për rezultat 2:0, teksa vetëm dy minuta më pas shënoi edhe golin e tretë, duke ju dhënë fund shpresave të skuadrës mysafire.

RABOTNIÇKI SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NDAJ PELISTERIT

RABOTNIÇKI SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NDAJ PELISTERIT RABOTNIÇKI – PELISTERI 3:0(K. Markoski 67')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Megjithatë këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi në minutën e 70-të në listën e golashënuesve u regjistrua edhe rezervisti, Çarls Çinedu.

RABOTNIÇKI SHËNON EDHE GOLIN E KATËRT NDAJ PELISTERIT

RABOTNIÇKI SHËNON EDHE GOLIN E KATËRT NDAJ PELISTERIT RABOTNIÇKI – PELISTERI 4:0(Ç. Çarls 70')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Falë kësaj fitore Rabotniçki përforcon pozitën e katërt në renditje, tashmë me 38 pikë, teksa Pelisteri mbetet në pozitën e njëjtë, atë të parafundit dhe vetëm çudira duhet ndodhur që Pelisteri të shpëtojë nga rënia në Ligën e Dytë në 7 javët e fundit të sezonit aktual.

Leave a Reply