SHKËNDIJA KAMPION

Shkëndija edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Maqedonisë në futboll, njofton “infOSport.mk”.  Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot në ndeshjen e javës së 29-të mundën FC Shkupin me rezultatin 2:0, dhe tashmë 7 javë para fundit të sezonit 2017/2018 ka plotë 26 pikë epërsi ndaj Vardarit të vendit të dytë, që humbi në transfertën ndaj Pobedës (2:0).

Ndryshe që të dy golat Shkëndija i realizoi gjatë pjesës së dytë, edhe atë përmes rezervistëve Marjan Radeski dhe Besart Ibraimi, të cilët trajneri Osmani kishte vendosur që ti lë në bankinë.

ZHBLLOKOHET SFIDA NË TETOVË

ZHBLLOKOHET SFIDA NË TETOVËSHKËNDIJA – SHKUPI 1:0(M. Radeski 62')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Pas një aksioni të gjatë, Marjan Radeski duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtësit të djathtë Maliqi me kokë në minutën e 63-të arriti që të mposht portierin Suat Zendeli, teksa pas një slalomi në mbrojtjen “bardhekaltër”, Besart Ibraimi në minutën e 83-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 2, Shkupi 0.

IBRAIMI FUNDOS SHPRESAT E FC SHKUPIT PËR TË NXJERRË BARAZIM

IBRAIMI FUNDOS SHPRESAT E FC SHKUPIT PËR TË NXJERRË BARAZIM SHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0(B. Ibraimi 81')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Ishte kjo një fitore më se e merituar e Shkëndijës, mbi të gjitha titulli kampion, që me meritë e fituan “kuqezinjtë”, duke lënë shuëm pas vetes kampionët e vjetër tashmë, Vardarin. Për Shkëndijën është ky titulli i dytë në historikun e saj, pas atij në sezonin 2010/2011, kur sërish me Qatip Osmanin në krye festonte për herë të parë titullin e kampionit.

Leave a Reply