Shkëndija gati për të festuar, Shkupi gati për të dëshmuar se meriton  Europën

Pas pak në stadiumin e qytetit të Tetovës do të startojë super debri shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra vendase me një barazim në këtë ndeshje do të festonte titullin e kampionit, pavarësisht nëse Vardari do të fitonte në transfertën ndaj Pobedës, ndërsa FC Shkupi në anën tjetër do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv, i cili do të mbante gjallë shpresat e çairasve për pozitën e katërt në renditje, përmes së cilës do të siguronte një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Me disfatën eventuale të Vardarit apo edhe një barazimi, Shkëndija edhe po të pësonte disfatë nga FC Shkupi do të shpallej kampion edhe zyrtarisht 7 javë para fundit të sezonit, i cili duhet pranuar se ka kaluar në shenjën e Shkëndijës, skuadër kjo që pas 7 viteve do të rikthejë titullin e kampionit në Tetovë, ndërsa mbi të gjitha kjo skuadër do të luaj edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, ku me fitore eventuale do të bënte për vete dy titujt më të rëndësishëm në futbollin vendor.

Ndeshja Shkëndija – FC Shkupi starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply