Ofendimet, kapiteni Hasani u përgjigjet futbollistëve të Vardarit (VIDEO)

Shkëndija të dielën edhe zyrtarisht u shpall kampion i ri i Maqedonisë në futboll, duke zbritur në këtë mënyrë nga troni Vardarin, që viteve të fundit dominonte në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”. Mirëpo si duket me një fakt të tillë nuk po mund të pajtohen futbollistët shkupjan të Vardarit, të cilët në vend që ti urojnë futbollistët e Shkëndijës për titullin e fituar, edhe atë me plotë meritë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes tyre që në program ishte të mërkurën e kaluar, atë filluan me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale, duke u kapur me festën e “kuqezinjëve” nga Tetova që e kishin festuar fitoren e madhe ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë në dhomat e xhveshjes në arenën “Filipi i Dytë”.

“Nuk dua ta zgjas shumë dhe të komentojë lidhur me këtë. Nëse diçka kemi bërë gabim, unë si kapiten në emër të klubit kërkojë falje, mirëpo them se një gjë e tillë nuk ka qenë prej më parë e përgatitur, gjithçka ndodhi për një moment. Kërkoj falje sërish nëse kemi bërë gabim, por nuk ka qenë aq e madhe sa për të zënë aq vend nëpër media se ka pas gjëra më të këqija që kanë bërë ata, por nuk dua ti përmendi me emër, kanë bërë gjëra shumë më të këqija por ne kemi heshtur dhe në fund u’a kemi uruar titullin e kampionit. Nuk kemi sha (ofenduar) as shtet po as në bazë nacionale dhe as fetare. Në anën tjetër ka pasur prej tyre që kanë sharë në bazë nacionale, ka video ka gjithçka, por ne kemi mbetur të heshtur, dhe në fund i kemi uruar dhe kjo ka qenë e gjitha” – tha Ferhan Hasani në emisionin e mbrëmshëm “Sportmania” në TV Shenja.

Ofendimet e futbollistëve të Vardarit ndaj shqiptarëve (25.08.2017)

Kujtojme videon, kur disa prej futbollisteve të Vardarit se bashku me tifozet e tyre ofendonin shqiptaret!

Публикувахте от infosport.mk в 20 април 2018 г.

Ai ka mbetur i irituar edhe nga disa kolegë të tij, me të cilët luan në përfaqësuese bashkë.

“Lexova edhe atë që kishin shkruar disa kolegë të mi,  që nuk ja ka vlejtë të dalin ato shkrime sepse të njëjtit, ekzistojnë edhe video dhe atë e dinë edhe ato vetë. Nuk dua ta përdor emra, siç është Boban Nikolov, të dalë dhe të shkruaj për neve futbollistët, sepse ne jemi ata futbollistë që përfaqësojma edhe Maqedoninë, dhe nëse dikush e do Maqedoninë, nuk mund ta dojë më shumë se unë, pasi kamë dhënë kontribut, jam dëmtuar, por prap kam qenë pjesë e saj, kam dhënë maksimumin dhe asnjëherë nuk kam luajtur me ndonjë pretendim ose gjë të keqe në kombëtare. Për atë njerëzit kur duan të dalin dhe të komentojnë diçka ose të shkruajnë, duhet të dalin me fakte dhe të jenë më të kujdesshëm me këto gjëra sepse nuk ja vlen, ata duhet të na urojnë për titullin e kampionit dhe ky është futbolli”  – përfundoi Hasani.

Shkëndija me fitoren në ndeshjen e së dielës ndaj FC Shkupit edhe zyrtarisht siguroi titullin kampion, edhe atë 7 javë pa përfunduar sezoni aktual, ku ka plotë 26 pikë më shumë se ekipi i Vardarit në vendin e dytë.

Hasani: Nikollov dhe Gaçevski nuk kanë të drejtë të flasin për ofendime

Публикувахте от Tv Shenja в 23 април 2018 г.

Leave a Reply