Shkupi rikthehet të luaj në Çair pas plotë 141 ditëve (VIDEO)

FC Shkupi nesër kundër Pobedës do të rikthehet të zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumin e Çairit, aty ku atmosfera me “Shvercerat” në tribuna gjithnjë dinë të jetë e zjarrtë, njofton “infOSport.mk”.

E tillë atmosfera pritet të jetë edhe në ndeshjen e nesërme të javës së 30-të, ku “bardhekaltërit” nga Çairi do të jenë nikoqir të Pobedës.

Do të jetë kjo ndeshja e parë pas plotë 141 ditëve që FC Shkupi që do të zhvilloj në stadiumin e Çairit gjatë këtij sezoni, duke pasur parasysh se FFM kishte suspenduar të njëjtin, për shkak kushteve që ofronte fusha e gjelbërt.

Për herë të fundit që FC Shkupi kishte zhvilluar një ndeshje kampionale para tifozëve të vetë ishte ajo e 3 dhjetorit të vitit 2017-të, kur me dy super gola të shënuar nga Muharem Bajrami dhe Kristijan Stojkoski kishin mundur kampionët e vitit të kaluar, Vardarin.

Që nga ajo ndeshje FC Shkupi 4 ndeshjet e saj kampionale si vendas i kishte zhvilluar në stadiumin e Maxharit (3 ndeshje), ndërsa një ndeshje e kishte zhvilluar në Gostivar.

Ndeshja FC Shkupi – Pobeda gjatë ditës së nesërme starton në ora 16:00.

Golat nga ndeshja Shkupi – Vardari 2:0

DY BOMBAT E BAJRAMIT DHE STOJKOSKIT NDAJ VARDARITMbyllet ndeshja ne Çair, Shkupi mund Vardarin me rezultatin 2:0SHKUPI – VARDARI 2:0

Публикувахте от infosport.mk в 3 декември 2017 г.

(Një rikujtim nga golat e shënuar nga ndeshja e fundit e FC Shkupit në Çair, kur mundën ekipin favorit të Vardarit)

Leave a Reply