Gjermanët janë gjerman, mirëpo megjithatë Reali është Real (VIDEO)

Reali i Madridit ka dalë fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian përballë Bajernit, madje edhe në fushën e kësaj të fundit duke shënuar fitore me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”

Minutat e para të ndeshjes u dominuan nga “bavarezët”, të cilët diktuan ritmin e lojës përballë madrilenëve të cilët kishin lënë në stol dyshen Bejl-Benzema. Skuadra e Jup Hejnkes pas pak minutash humbi shërbimet e holandezit, Arjen Roben, i cili i la fushën e lojës Tiago Alkantarës për shkak të një dëmtimi.

Por gjithsesi, kjo nuk ndikoi në lojën e ekipit kampion të Gjermanisë, që sulmonte vazhdimisht portën “madrilene”, ndërsa në saje të një loje të tillë në minutën e 28-të erdhi goli i parë i shënuar nga Kimish, që përfitoi nga një kundër sulm i shpejtë dhe një asist perfekt të Hames Rodrigez.

Golazo de Kimmich al Real Madrid by footbie.com

Edhe përkundër këtij goli, rastet e Bajernit nuk ndaluan, ndërsa “bavarezët” u kanosën me anë të Tomas Myler dhe Robert Levandovskit, të cilët shpërdoruan disa mundësi shumë të mira për të tundur përsëri rrjetën e mysafirëve, gabime këto që i kushtuan në fundin e pjesës së parë ekipit vendas, që u ndëshkua nga ana e brazilianit Marselo.

Mbrojtësi brazilian i Realit tundi rrjetën me një goditje të fortë nga jashtë zonës, duke mos i lënë shteg për reagim ekipit vendas, ashtu që në pushim skuadrat shkuan me barazimin 1:1, transmeton “infOSport.mk”.

Duhet theksuar gjithashtu se Bajerni gjatë minuutave të fundit të pjesës së parë humbi edhe mbrojtësin Boateng, vendin e të cilit e zuri Sule.

Bavarezët e nisën më vrullshëm edhe pjesën e dytë, duke u kanosur me atë Myler dhe Rodrigez, megjithatë edhe përkundër këtyre tentativave ishin “madrilenët”, ata të cilët shënuan në minutën e 57-të përmes një kundërsulmi vrastar, ku në qendër të vëmendjes ishin Vazkes dhe Asensio, i cili nuk e kishte të vështirë që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Ullrih.

Bajerni në vazhdim tentojë, mirëpo pa sukses, ndërsa rastin më të mirë për të barazuar shifart e kishte sulmuesi Levandovski, i cili në minutën e 88-të nuk mund ti besonte ndoshta edhe vetes se çfarë humbi para portës mysafire.

Në fund fitore e madhe e Realit të Madridit, që shpreson se edhe për të tretin vit me rradhë do të luaj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, por që një gjë të tillë edhe zyrtarisht do të mësojmë vetëm me 1 maj, atëherë kur në program është edhe ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Leave a Reply