Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiq mbrëmë vonë ka pësuar një ndërhyrje kirurgjike, pasi asaj goditje të ashpër që kishte marrë nga mesfushori i Interit, Matias Vesino në derbin e mbrëmshëm të zhvilluar në “Xhuzepe Meaca” ku në fund fitores iu gëzua skuadra e Juves me rezultatin 2:3.
Pas gjithë kësaj futbollisti uruguaian u ndëshkua me të kuq nga ana e arbitrit Daniele Orsato, ndërsa Manxhukiq u zëvendësua gjatë pjesës së dytë nga ana e Federiko Bernardeskit.
Ahahah! Grandissimo #Bergomi! "Ci va leggero Vecino, non affonda i tacchetti…" 😂🤦♂️#InterJuve #InterJuventus #Vecino #Mandzukic pic.twitter.com/dmWz9MRKyO
— Duzzifumi ♻ (@davideduz) April 29, 2018
Mjekët për t’ia mbyllur plagën futbollistit kroat i kishin bërë 10 qepje, ashtu që pas kësaj ndërhyrje është më se e qartë se Manxhukiq do të mungojë në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Bolonjas.