Xhunejt Çakër ndanë drejtësinë në ndeshjen Real M.-Bajern M.

Arbitri i njohur turk, Xhunejt Çakër do të drejtojë ndeshjen e kthimit të ½ së finales midis Realit të Madridit dhe Bajernit të Munihut që të martën do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim në ora 20:45, njofton “infOSport.mk”.

Arbitri 41-vjeçar nga viti 2010 e këndej referon ndeshje të fazës eliminatore në kuadër të turneve me emblemën e UEFA-s. Ai kishte drejtuar finalen e vitit 2015-të të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Juventusit (3:1), ndërsa gjithashtu ishte kryesori i derbit madrilen në kuadër të gjysmëfinales së vitit të kaluar.

Do të jetë kjo ndeshja e tretë brenda këtij sezoni që Çakër do të referojë në ndeshjet e Realit të Madridit, pasi një gjë të tillë bëri edhe në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Juventusit në Torino, kur “mbretërit” kishin shënuar fitore 0:3, si dhe në ndeshjen në grupe, kur Reali i Madridit kishte pësuar 1:3 nga Totenhami. Në anën tjetër Bajernit të Munihut i kishte referuar në fazën në grupe në fitoren 3:1 të “bavarezëve” ndaj Paris Sen Zhermenit.

Leave a Reply