Lavdrim Fazliu shënon dhe Rabotniçkin në finale dërgon

Lavdrim Fazliu, një talent ky shqiptarë që mbron ngjyrat e skuadrës shkupjane të Rabotniçkit, tek ekipi i të rinjëve, ka shkëlqyer në takimin e kthimit gjysmëfinal të Kupës së Maqedonisë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të përmbysur epërsinë 4:1 të Pobedës nga ndeshja e parë, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu shënoi një gol në fitoren 4:0 të Rabotniçkit, skuadër kjo e cila për të dytin vit me rradhë do të luaj në finalen e Kupës së Maqedonisë.

“Jam shumë i lumtur që shënova, për më tepër që neve si ekip kaluam në finalen e madhe, pasi vërtetë rezultati nga ndeshja e parë 1:4 në favor të Pobedës na bëri që të jemi më të rezervuar, kur ishte në pyetje finalja e madhe. Megjithatë neve besuam deri në fund, ndërsa e gjithë kjo na u shpërbyle në fund, ashtu që festuam me meritë gjithë së bashku” – tha Lavdrim Fazlija në një intervistë për “infOSport.mk”.

Përveç Fazliut, për Rabotniçkin në listën e golashënuesve ndaj Pobedës u regjistruan edhe Kristan Trpevski dhe Martin Petrovski, i cili shënoi dy gola. Rikujtojmë vitin e kaluar Rabotniçki kishte triumfuar në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë duke mundur Akademia Pandevin me rezultatin 3:1, ku sërish edhe në atë finale Lavdrim Fazliu ishte regjistruar në listën e golashënuesve, teksa dy gola në atë finale kishte realizuar Elif Elmaz, tashmë pjesë e Fenerbahçes.

Në finalen e madhe të këtij viti, Rabotniçki do të luaj me fituesin nga përballja, Shkëndija – Boreci.

Leave a Reply