Monçi: Me VAR në finalen e Ligës së Kampionëve do luanin Roma dhe Bajerni

Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodrigez Monçi beson se nëse në Ligën e Kampionëve do të aplikohej sistemi VAR në ndihmë të arbitrave, në finalen e madhe të Kievit do të luanin Roma dhe Bajerni, dhe jo Real Madridi dhe Liverpulli.

“Nuk e kuptoj pse i njëjti sistem nuk përdoret në turneun më të rëndësishëm europian. Kuptohet se sërish do të kishte gabime, mirëpo me siguri se ato do të ishin më të pakta. Kjo përveç që na godet në aspektin financiar, na godet edhe në dëshirën për punë. Djemtë tanë desh u çmendën në dhomat e xhveshjes, ata gjatë pjesës së dytë dhanë maksimumin. Në ndeshjen e parë na shënuan gol nga pozita jashtëloje, sonte nuk na akorduan dy penalti, ndërsa gjithashtu duheshe të ketë edhe kartonë të kuq. Është koha për të ngritur zërin, është koha që futbolli italian ta godas tavolinën. Nuk u dëmtuam vetëm ne, pasi mendoj se edhe Juve u dëmtua në ndeshjen me Realin” – tha Monçi.

Leave a Reply