Golat dhe momentet më të bukura nga “El Clasico” e 238-të (VIDEO)

“El Clasico” e 238 midis Barcelonës dhe Realit të Madridit ëshët mbyllur me barazimin 2:2, që njëherit ishte edhe barazimi i 50-të mes këtyre dy ssuper skuadrave, njofton “infOSport.mk”.

Sonte të pranishmit në “Kamp Nou” patën mundësinë të shohin një super futboll, që dhuroi thjesht gjithçka, ndërsa në fund edhe përkundër barazimit, nuk mungoi festa e “katalunasve”, të cilët vazhduan festën e titullit kampion të fituar që një javë më parë në ndeshjen ndaj Deportivo La Korunjës.

Barcelona vs Real Madrid (2-2) Highlights & Goals – La Liga – 6.5.2018 by footbie.com

Luis Suarez (10’) dhe Lionel Messi (52’) ishin autorë të golave për Bacelonën në këtë ndeshje, teksa për Realin shënuan Kristiano Ronaldo (15’) dhe Garet Bejll (73’). Vlen të ceket gjithashtu se Barcelona gjithë pjesën e dytë e luajti me një futbollistë më pak në fushë, ndërsa ajo që është më e rëndësishme, është fakti se Barcelona edhe pas kësaj sfide ruan statusin e skuadrës së pamposhtur këtë edicion në La Liga.

Barcelona në 35 ndeshje sa ka zhvilluar, ka tubuar 87 pikë, teksa Reali i Madridit me 72 pikë mbetet në pozitën e tretë, pas  Atletiko Madridit që ka 75 pikë në vendin e dytë.

 

 

 

Leave a Reply