Shkëndija me kapitenin Buba sulmon Sileksin (FOTO)

Shkëndija sot në kuadër të javës së 33-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të përballet me Sileksin në Kratovë, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Qatip Osmani, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rabotniçkt edhe sot do të luaj me kapitenin Ferhan Hasanin në sulm, teksa në portë sërish do të jetë i riu, Bekim Rexhepi.

Në vend të Todorovskit që ndaj “romantikëve” luajti në pjesën ofenzive, sot do të jetë Marjan Radeski, teksa në qendër të mbrojtjes do të jetë dyshja Cuculi-Teqja. Ndeshja Sileksi – Shkëndija starton në ora 16:30.

Leave a Reply