E pabesueshme, Fenerbahçe humb Kupën ndaj Akhisar (VIDEO)

Sot në Turqi në program ishte finalja e Kupës së Turqisë, në të cilën Akhisar bëri senzacion duke mundur ekipin favoritë të Fenerbahçes, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse skuadra nga “Shukru Saraçollu” ishte favorit absolut në këtë ndeshje, në fund fitorja i takoi ish skuadrës së Sokol Cikalleshit, Akhisar Belediye me rezultatin 3:2.

Miguel Lopez me një super gol në minutën e 32-të kaloi në avantazh Akhisarin,  teksa sulmuesi Fernandao, i cili në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 56-të solli simetri në rezultat, duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Megjithatë Abdul Sisoko në minutën e 70-të sërish kaloi në epërsi Akhisarin, skuadër kjo e cila përmes portugezit Helder Barbosa në minutën e 81-të shënoi edhe golin e nokautit, pasi deri në mbyllje të takimit favoritët e mëdhenj të Fenerbahçes, gjithçka që mundën të bëjnë ishte goli i shënuar nga braziliani Souza në minutën e 86-të.

Për Akhisar Belediye është kjo hera e parë që triumfon në Kupën e Turqisë dhe njëherit suksesi më i madh i arritur në historikun 48-vjeçar të themelimit, ndërsa në anën tjetër një dështim i madh për Fenerbahçen, që do ta ketë të vështirë edhe në kampionat në garën për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se dy javë para mbylljes së sezonit ka 3 pikë më pak se skuadra kryesuese e Galatasarajit.

Leave a Reply