Vëllezërit Abazi me prejardhje nga Tetova kampiona në kikboks në Gjermani

Gjatë fundjavës në Leverkusen të Gjermanisë u zhvillua turneu internacional në Kikboks , ku pjesëmarrës në këtë aktivitet të fuqishëm ishin edhe shumë klube nga rajoni me 300 sportist që garonin tek kadetët, juniorët, sendorët si dhe tek veteranët.

Pjesëmarrës ishte edhe klubi organizator “Fight Club Leverkusen” i cili udhëhiqej nga vet pronari, Baki Hoxhaj.

Nga ky klub madje u arritën rezultatet ma të larta ku veçojmë suksesin e madh nga dy vëllezërit shqiptar, Muhamed dhe Lavdrim Abazi që ishin të pandalshëm në paraqitjet e tyre ne ring dhe kështu me meritë u ngjitën në piedestalin më të lartë duke u shpall edhe kampion Internacional.

“Vërtet është kënaqësi kur klubi u radhit ndër klubet më të suksesshme në këtë kampionat, sepse për këtë eveniment kemi punuar maksimalisht dhe ja, ja arritëm qëllimit, duke siguruar 10 vende të para , tre vende të dytë dhe gjashtë vende të treta. Tani nuk do ndalemi këtu, përkundrazi do të punojmë edhe më shumë sepse  tani duhet mbrojt titullin në kampionatin e ardhshëm botëror”, – thanë për agjencinë për sporte luftarake, ”ArenaRing”, trajnerët e klubit Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi.

Ndryshe, cekim se vëllezërit Abazi me prejardhje janë nga Tetova.

Leave a Reply