Zyrtare, Drita dhe Prishtina do të garojnë në garat e UEFA-s

Drita dhe Prishtina janë dy skuadrat nga Superliga e Kosovës në futboll që do të garojnë këtë sezon në garat evropiane të UEFA-s.

Në një konferencë për shtyp FFK-ja ka treguar skuadrat të cilat kanë aplikuar me sukses dhe aplikimi i tyre wshtë pranuar dhe skuadrat të cilat janë refuzuar për licencim për garat e UEFA-s për këtë sezon.

Drita, Prishtina, Trepça89 , Liria, Llapi dhe Gjilani janë klubet të cilat janë licencuar, ndërsa ekipet të cilat janë refuzuar janë ekipet si Feronikeli, Vellaznimi, Drenica dhe Flamurtari.

Bajram Shala nga FFK deklaroi se ky është procesi që për herë te dytë radhazi organizohet në mënyrë të pavarur dhe me kalimin e viteve dhe të kohës interesimi i klubeve për ketë proces është duke u rritur.

“Këtë edicion prej 12-ve klubeve të Superligës, 10 prej tyre kanë qenë pjesë e procesit, kurse vetëm 2 prej tyre jo. Dy skuadrat të cilat nuk ishin pjesë e këtij procesi janë dy skuadrat të cilat në aspekt sportiv janë larguar në fund të këtij edicioni nga Superliga, Besa dhe Vllaznia ndërkaq të gjitha 10 klubet tjera kanë aplikuar të paktën formalisht për të qenë pjesë e këtij procesi, dhe nga këto 10 klube të cilat kanë aplikuar, gjashtë prej tyre kanë pasur një aplikim të suksesshëm që nënkupton komisioni i shkallës së parë ka vendosu që gjashtë prej këtyre klubeve të marrin licencën për garat e UEFA-s 2018-19, kurse katër prej tyre janë refuzuar dhe kërkojnë që ta marrin licencën për edicionet e radhës”, tha Shala.

Për arsyet e refuzimit të katër klubeve nga Superliga  ka folur Naim Havolli i cili tregoi se këto klube nuk kanë përmbushur të gjitha kriteret për tu licencuar me sukses. Klubit të Vëllaznimit i mungojnë disa dokumente për katër kritere dhe kanë dorëzuar vetëm disa prej dokumenteve dhe kjo është arsyeja edhe nëse Vëllaznimi fiton Kupën e Kosovës nuk do të jetë në garat e UEFA-s këtë sezon.

“Është refuzuar klubi futbollistik Drenica për mos përmbushjen e  tri pikave të ndryshme të rregullores siç janë: kriteri sportiv pika 1, kriteri financiar pika 1, 4, 5, 6, 7 dhe 8 dhe kriteri infrastrukturor. Klubit futbollisti Feronikeli i mungojnë po ashtu tri e më shumë dokumente që dëshmojnë plotësimin e disa prej pikave në kriteret përkatëse”, tha Havolli.

Prishtina dhe Drita cila do që shpallet kampion janë dy klubet që edhe zyrtarisht do të garojnë në garat e UEFA-s por vetëm mbetet të shihet se cila skuadër do të garojë në Ligën e Kampionëve dhe cila në Ligën e Europës.

Leave a Reply