Plotë 6 futbollistë largohen nga Akademia Pandev!

Edhe pse Akademia Pandev bëri një debutim të denjtë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke e mbyllur sezonin në pozitën e 6-të dhe duke arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, drejtuesit e kësaj skuadre, si duket të pakënaqur me angazhimin e disa prej futbollistëve, apo ndoshta edhe mundësinë për të mos mundur ti mbajnë në skuadër, kanë lënë të lirë plotë 6 futbollistë.

Fjala është për portierin Nikolla Vujanac, i cili erdhi me shumë bujë nga Sileksi, mirëpo që javëve të fundit ishte nën hijen e plotë të portierit të talentuar Istatov, pastaj italiani Xhulio Grifoni, anëtari i përfaqësueses U21, Kostadin Çeshmexhiev, i cili me shumë gjasa do i bashkohet Shkëndijës, Aleksandar Varelovski, Goran Gançev, si dhe goleadori  i skuadrës, Zoran Baldovaliev, i cili me 14 gola të shënuar u rendit në pozitën e tretë në listën e golashënuesve, menjëherë pas dyshes së Shkëndijës, Besart Ibraimi – Ferhan Hasani.

Leave a Reply