ZYRTARE: Iniesta bëhet me klub të ri

Mesfushori legjendar i Barcelonës Andres Iniesta edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit japonez, Vissel Kobe.
Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë klubi japonez përmes një komunikatë në sajtin e saj, duke shprehur njëkohësisht kënaqësinë që kanë arritur të sjellin një futbollistë me emër në futbollin japonez.

Përveç arritjes së marrëveshjes nga klubi japonez nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me shumën dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Rikujtojmë që javë më parë Iniesta kishte njoftuar se do të largohej nga Barcelona, aty ku kaloi për 14 vite me rradhë, duke fituar plotë 32 trofe.

Leave a Reply