Disa statistika interesante për dy skuadrat finaliste të LK

Real Madridi dhe Liverpulli sonte do të diskutojnë trofeun e Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa më poshtë ju prezantojmë disa statistika interesante për të dyja skuadrat:

Real Madridi dhe Liverpulli deri më tani mes vete janë takuar 5 herë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa është skuadra angleze ajo e cila ka tre fitore kundrejt dy fitoreve të Realit, edhe atë nga faza e grupeve në vitin 2014-të.

Real Madrid ka shënuar së paku 2 gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit, teksa Liverpulli ka shënuar së paku 2 gola në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Një fakt tjetër interesant lidhur me takimin e sontshëm që starton në ora 20:45, është se Sadio Mane është senegalezi i parë që do të luaj në një finale të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply