Finale e “lotëve”, pjesa e parë mbyllet pa gola

Finalja e sontme e Ligës së Kampionëve midis Realit të Madridit dhe Liverpullit po karakterizohet me një lojë të shpejtë dhe një dominim të lehtë të skuadrës angleze, e mbi të gjitha përmes lotëve të Mohamed Sallah dhe Dani Karvahal, të cilët duheshe të lëshojnë fushën për shkak dëmtimeve, njofton “infosport.mk”.

Sallah pas një dueli me kapitenin e madrilenëve Serhio Ramos, dëmtoi krahërorin, me ç’rast në minutën e 30-të duheshe të braktis fushën. Egjiptiani tentoi të rikthehet, mirëpo dhimbjet e mëdha bënë që ai të braktis edhe përfundimisht fushën, teksa vetëm 5 minuta më pas për shkak të dëmtimit në anën tjetër fushën duheshe ta lëshojë edhe mbrojtësi Dani Karvahal.

Reali në minutën e 38-të arriti të gjejë golin, mirëpo i njëjti u anulua për shkak se Benzema ishte në pozitë jashtëloje, teksa i njëjti futbollist në çastet e fundit të takimit u kanos edhe përmes një goditje nga distanca.

Në fund 45 minutësh i bardhë pa gola, mirëpo që shpresojmë ti shohim gjatë 45 minutave të dyta.

Leave a Reply