Useini një futbollist i lirë, vërshohet me oferta nga Maqedonia dhe Shqipëria

Me të kuptuar se është një futbollist i lirë, Muhamed Useini është vërshuar me oferta nga skuadra si nga vendi, ashtu edhe nga Shqipëria, ku edhe kishte luajtur së fundmi, duke mborjtur ngjyrat e skuadrës së Flramurtarit, njofton “infOSport.mk”.

Ai skuadrës vlonjate iu bashkua verën e vitit 2017-të, ndërsa menjëherë u shndërrua në një ndër titullarët e padiskutueshëm të skuadrës së Flamurtarit. Megjithatë kontrata e Useinit ishte vetëm një vjeçare, ndërsa tashmë ai është një futbollist i lirë.

Me të kuptuar këtë lajm, mesfushori 29-vjeçar që aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij në Tetovë, është vërshuar me oferta si nga vendi ynë, ashtu edhe nga Shqipëria, ndërsa në një prononcim të tij për portalin “infOSport.mk”, tha se nuk ngutet dhe se të gjitha ofertat do ti shqyrtojë hollë e gjatë, që në fund të vendos rreth të ardhmes së tij.

“Kontrata me Flamurtarin më mbaroi, ashtu që tashmë jam një futbollistë i lirë. Ata më ofruan të vazhdoj sërish me ta, mirëpo në pyetje janë edhe 3 skuadra të tjera, ashtu që do shoh fillimisht të gjitha ofertat, ajo që do më përshtatet më shumë edhe do e pranojë” – u shpreh fillimisht për “infOSport.mk”, Muhamed  Useini, i cili megjithatë nuk deshi të shpalos emra të skuadrave: “Jo emra nuk shpalos dot deri në momentin e nënshkrimit të kontratës, pasi mund të them se është Flamurtari skuadra që ka përparësi, pasi vërtetë te kjo skuadër ka kaluar një vit shumë të mirë”.

Useini te skuadra e Flamurtarit ishte një ndër futbollistët më standard, duke lozur në 38 ndeshje, nga gjithsej 40 në të gjitha kompeticionet, 32 ndeshje prej të cilave i kishte zhvilluar në Superligën shqiptare, ku edhe kishte realizuar dy gola.

 

Leave a Reply