Shkëndija dhe Shkupi kundër favoritëve në Evropë

Pas përfundimit të shumicës së kampionateve në Evropë, tashmë janë bërë të ditur ekipet kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropën. Shkëndija si kampione e vendit tonë nuk do të jetë në vazon e favoritëve dhe ndodhet në grupin dytë. Si kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës në xhiron e parë të eliminatoreve të Çampionsit mund të jenë Ludogoretsi, Seltiku, APOEL-I, Legia e Varshavës, Crvena Zvezda, Malmo, Rosenborgu, Sherifi, Hapoel Ber Sheva, Helsinki, Kukësi e Zrinjski Mostar.

Shorti për xhiron e parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve do të hidhet me 12 qershor.

Ndërkohë edhe Shkupi që rikthehet pas 14 viteve në këto gara për shkak të koeficientit të ulët, ndodhet në vazon e dytë. Si kundërshtarë të mundshëm të “bardhekaltërve” në xhiron e parë të Liga Evropës mund të jenë emrat si Kopenhagen, Maribor, Leh Poznanj, Glasgou Renxhersh, Kairat, Vitrolul, Nordsjeland, Partizani i Serbisë e Molde.

Në dallim me Shkupin, Vardari dhe Rabotniçki ndodhen në vazon e favoritëve. Shorti për Liga Evropa do të hidhet me 19 qershor.

Leave a Reply