Bunjaku për SHENJA: Jemi në pritje të licencës, nuk ka nevojë për panikë

Çështja e liçencimit të FC Shkupit për të luajtur në Evropë është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, ndërsa drejtori sportiv i “bardhekaltërve” Omer Bunjaku në një prononcim ekskluziv për televizionin Shenja ka qetësuar tifozët e kësaj skuadre.

“Për çështjen e liçensimit jemi të bindur se administratorët tanë gjithçka kanë rregulluar si duhet dhe presim që zyrtarisht sot ose nesër komisioni i dytë në FFM të na i dorëzojë liçensimin”, tha për Shenja, drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

Kujtojmë se Shkupi siguroi Evropën përmes vendit katërt në LPFM dhe rikthehet në këto gara pas plotë 14 viteve.

Leave a Reply