Kreu i Çairit pret yllin e Levantes, Enis Bardhin

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka mirëpritur në zyrat e komunës yllin shkupjan të Levantes, Enis Bardhin. Numri një i Çairit ka vlerësuar lartë paraqitjet e shkëlqyeshme të Enisit në La Liga gjatë këtij sezoni, duke theksuar se ka ndjekur të gjitha ndeshjet me eufori të madhe dhe iu ka gëzuar çdo goli që ai ka shënuar.

Ganiu i dhuroi një plaketë në shenjë mirënjohje Bardhit, ndërsa edhe ky i fundit nuk kishte shkuar duar bosh, pasi kryetarit të Çairit i kishte bërë një dhuratë me fanellën e tij të Levantes.

Leave a Reply