Gostivari përmes ruletit të penaltive eliminoi Teteksin

Sot në program ishin ndeshjet e raundit të parë të garave në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ku u arritën disa rezultate mjaft befasuese, e ku pa dyshim bie në sy eliminimi i FC Shkupit, si dhe Renovës, dy skuadra këto nga elita  e futbollit vendor, që u eliminuan nga skuadrat e Ligës së Dytë – Lindje, Kit Go, gjegjësisht Tikveshi, njofton “infOSport.mk”.

Një fitore të madhe arriti Korabi i Dibrës, ndërsa gjithashtu edhe Gostivari, që eliminoi Teteksin, fituesin e dy trofeve në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Në një ndeshje mjaft interesante të zhvilluar në Tetovë, ndeshja gjatë kohës së rregullt u mbyll me barazimin 1:1, ku golin debutues me fanellën e Gostivarit e realizoi, Valon Zeqiri, teksa në ruletin  e penaltive Gostivari shënoi fitore me rezultatin 4:3, falë ekzekutimeve të sakta të Fatmir Arifit, Florent Osmanit, Lavdrim Skenderi dhe Blendi Bekteshit, i cili realizoi në ruletin e fundit dhe bëri që Gostivari të festojë midis Tetovës. Ndryshe i vetmi futbollistë që nuk shënoi te Gostivari, ishte Stefan Lazareviç, përforcimi më i fundit i ardhur nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply