Të gjitha rezultatet e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë

E mërkura në futbollin vendor ishte e rezervuar për ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë, ku ishim dëshmitarë të shumë surprizave të mëdha, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim se surprizën më të madhe e bëri skuadra e Kit Go nga Pehçeva, ndryshe debutues në ligën e dytë – Lindje. Kjo skuadër arriti që të eliminojë FC Shkupin, pasi falë “dopietës” së Martin Stojanov shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Një disfatë të hidhur e që bëri të përshëndetet nga garat e Kupës së Maqedonisë, përjetoi edhe Renova. Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri u mund në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, 2:1, Mitev dhe Ivanovski ishin autorë të golave për Tikveshin, teksa golin e vetëm për Renovën e realizoi, Emran Ramadani.

Gostivari përmes ruletit të penaltive eliminoi Teteksin.  Ndeshja në kohën e rregullt në Tetovë u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, teksa përmes penaltive djemtë e Mensu Jakupit shënuan fitore 3:4.

Vardari pa shumë probleme me rezultatin 4:0 mundi Vardarin e Forinës së Gostivarit në transfertë, teksa një fitore bindëse realizoi edhe Rabotniçki, që me rezultatin 0:6 mundi Fortunën.

Korabi falë golit të shënuar nga Habib Kllobuçishta nga pika e bardhë eliminoi Borecin, me po të njëjtin rezultat Pelisteri në Koçani mundi Osogovën, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultatin 2:0 eliminoi Prevalecin.

Bregallnica e Shtipit regjistroi fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme, duke mundur me rezultatin 0:8 në transfertë ekipin e Poeshevo, Sileksi me vetëm një gol më pak mundi Bratsvo Vllaznimi, ndërkohë Skopje ngadhnjeu në transfertën ndaj Vardar Negotinës, transmeton “infOSport.mk”.

Startin e mirë në kampionat, Akademia Pandevi e vazhdoi edhe në kuadër të Kupës, duke mundur në Strugë ekipin e Labunishtës. Për shkak se të njëjtën fushë shfrytëzon edhe Struga Trim Lum, skuadra shqiptare ndeshjen e saj të raundit të parë të Kupës kundër Pobedës do ta zhvillojë javën e ardhshme (29 gusht), teksa Shkëndija ndeshjen e saj përballë Kozhuvit do ta zhvillojë me 5 shtator.

Kupa e Maqedonisë, raundi i parë

Kit Go 2:0 FC Shkupi
Tikveshi 2:1 Renova
Korabi 1:0 Boreci
Vardar Forino 0:4 Vardari
Fortuna 0:6 Rabotniçki
Bratsvo-Vllaznimi 0:7 Sileksi
Peshevo 0:8 Bregallnica
Teteksi 1:1 (3:4 pen) Gostivari
Labunishta 1:3 A.Pandev
Osogovo 0:1 Pelisteri
Vardar Negotino 1:3 Skopje
Prevallac 0:2 Makedonija Gj.P
Vëllazërimi 0:4 Bellasica
Struga Trim Lum 29 gusht Pobeda
Kozhuvi 05 shtator Shkëndija

Leave a Reply