E ardhmja e Ronaldos e paqartë!

Deklarata e Kristiano Ronaldos pas përfundimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpullit, se aventurës së tij në Madrid i ka ardhur fundi, ka ngritur shumë pikpyetje rreth të ardhmes së tij. Ndërkohë sipas shkrimeve të mediave të ndryshme europiane, tre opsione ka për Ronaldon.

I pari është kalimi te Paris Sen Zhermeni, por kjo do të varet nga vendimi që do të marrë UEFA për klubin francez, nëse PSZH-ja do të gjobitet ose jo për çështjen e “fair play-it” financiar.

Opsioni i dytë është rikthimi te Mançester Junajtedi, por edhe aty Ronaldo nuk do ndihej 100% i lumtur pasi do të punonte me një trajner si Hoze Murinjo me të cilin raportet nuk i ka edhe aq të mira.

Ndërsa opsioni i tretë dhe më pak i mundshëm por momentin është qëndrimi te Reali i Madridit dhe rinovimi i kontratës me kampionët e ri të Europës. Marrdhëniet me presidentin Perez kanë arritur në pikën zero dhe kjo u vërtetua në rastin e festës së fitimit të Ligës së Kampionëve Europian me Ronaldon që evitoi t’i jepte dorën numrit 1 të Realit.

Nëse do të ndjekë këshillat e familjes së tij,  Ronaldo me siguri do ta vazhdojë karrierën te Mançester Junajtedi. E ëma e luzitanit Dolores Aveiro i ka sugjeruar Ronaldos se nëse duhet të zgjedhë një mes PSZH-së dhe Mançester Junajtedit të mos mendohet dy herë dhe të rikthehet në “Old Traford” sepse aty do të jetë vërtetë i lumtur.

Leave a Reply