Gruaja e Haxhi Krasniqit: Ja çfarë më kërkon ai pas çdo fitore

E dashura e Haxhi Krasniqit, Heidi Lushtaku, ka bërë një deklaratë shumë interesante pas fitores së boksierit kosovar ndaj boksierit ukrainas me pasaportë ruse, Stanislav Kashtanov. Ajo tha se pas çdo fitoreje, Haxhi Krasniqi kërkon nga ajo që ti bëjë fli.

“Jam shumë krenare për të. Tash pas meçit me siguri do të kërkojë që ti gatuajë fli, që është edhe specialitet i joni shqiptar dhe do të shtojë në peshë prapë, meqë po ashtu dëshiron dezerte dhe çokollatë” – deklaroi Heidi Lushtaku.

Robin Haxhi Krasniqi falë fitores me pikë ndaj Kashtanov arriti që të fitojë titullin europian EBU në kategorinë super të mesme.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Haxhi Krasniqin pasi në këtë mënyrë  rikthehet në garë për të sfiduar për titullin e kampionit të Botës.

Leave a Reply