Mançini zbulon formacionin anti Holandë

Sonte zhvillohet miqësorja mes dy kombëtareve të mëdha evropiane, Italisë dhe Holandës. Që të dyja këto kombëtare edhe pse me histori të madhe, nuk do të jenë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”.

Sonte këto dy kombëtare do të masin forcat mes vete në “Allianz Stadium” të Torinos, në miqësoren e tretë të Roberto Mançinit në stolin e “Axurrëve”.

Strategu italian Roberto Mançini, madje ka treguar edhe formacionin me të cilin do të luajë sonte:  Perin; Zappacosta, Caldara, Romagnoli, Criscito; Jorginho, Cristante; Bonaventura, Insigne, Verdi, Belotti.

Leave a Reply