Fali Ramadani i prish punë Real Madridit, dërgon Alisonin te Çelzi!

Fali Ramadani është një ndër TOP5 personazhet, kur janë në pyetje menaxherët e njohur të futbollit botëror, ndërsa emri i tij së fundmi lidhet me një çështje shumë të madhe, që ka të bëjë me portierin brazilian të Romës, Alison.

Ky i fundit tashmë një kohë të gjatë po vëzhgohet nga ana e drejtuesve të skuadrës kampione të Europës, Realit të Madridit, kjo falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Romën sezonin e kaluar në “Serie A”, por njëkohësisht edhe në Ligën e Kampionëve si dhe Botërorin në Rusi që është duke u zhvilluar aktualisht, e ku Beker në tre ndeshje ka pranuar vetëm një gol.

Mirëpo kur mendohej se gjithçka është drejt mbylljes me Real Madridin, në pistë ka hyrë edhe Çelzi, duke u kthyer në një pretendent të denjë për të marrë Alisonin, edhe atë pikërisht përmes menaxherit shqiptarë, Fali Ramadani.

Sipas “Premium Sport”, presidenti i Çelzit, Roman Abramoviç i’a ka besuar këtë transferim menaxherit shqiptar nga Tetova, Fali Ramadani, i cili njihet si një ndër agjentët më të mirë në Europë dhe nuk është çudi që Alison të kalojë te Çelzi falë ndërhyrjes së tetovarit.

Alison parapëlqehet shumë edhe nga ana e Mauricio Sarri, i cili pritet që të marrë timonin e “bluve” të Londrës, që në sezonin e ri pritet që me disa përforcime të mëdha të jenë sërish pretendentë për titull.

Leave a Reply