Të jesh apo të mos jesh për Shkëndijën….

Futbollistët e Shkëndijës para vetes kanë 90-të minutat e fundit kampional për vitin 2019 dhe përballja me Vardarin në Shkup është mundësi e mirë për të shkuar në pushim me rezultat poziti dhe me zbutjen e epërsisë në pikë ndaj rivalit të madh për titull.

Me fitore eventuale Shkëndija do ti afrohej në vetëm 5 pikë Vardarit, ndërsa një fitore e Vardarit do të ju vështirësonte punën kampionëve në fuqi, të cilët nesër në arenën “Todor Proeski” do të duhet të japin më të mirën për fanellën e tyre, e që pa dyshim kërkon shumë djersë dhe mund.

Vardari nuk njeh fitoren ndaj Shkëndijës në 11-të duelet e fundit mes vete. “Kuqezinjtë” nga Tetova gjithashtu nuk munden në pesë transfertat e fundit në Shkup, ndërsa për herë të fundit kanë pësuar para dy sezonesh.

Në edicionin e sivjetshëm të dyja skuadrat janë përballur tre herë mes vete, dy herë në Kupë dhe njëherë në kampionat, e ku sërish statistikat flasin në favor të Shkëndijës, skuadër kjo që e eliminoi Vardarin nga Kupa e Maqedonisë së Veriut pas fitores 1:0 në Tetovë dhe barazimit 2:2 në Shkup, ndërsa dueli i parë kampional i këtij sezoni në Tetovë u mbyll me barazim pa gola.

Përballja midis Vardarit dhe Shkëndijës luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply