Interi i ofron Kandrevën Uest Hamit

Skuadra e Interit i ka ofruar Antonio Kandrevën Uest Hamit anglez, njoftojnë mediat në Itali, përcjellë “infOSport.mk”.  Reprezentuesi italian kaloi një sezon zhgënjyes në “Xhuzepe Meaca”, edhe përkundër faktit se “zikaltërit” u kualifikuan në Ligën e Kampionëve.

Kandreva nuk arriti që të shënojë asnjë gol në kampanjën e fundit, ndërsa edhe paraqitjet e tij në mesfush ishin shumë negative, duke lënë shumë tifoz të Interit të pakënaqur. Në shkrimin e saj të sotshëm “The Daily Express” ka publikuar informacionin se “çekiçët” janë të interesuar për transferimin e Kandrevës. Interes për shërbimet e italianit gjithashtu ka shfaqur edhe Monako.

 

 

Leave a Reply